Gratë ndërmarrëse nga rajoni i Mitrovicës morën pjesë në takimin e avokimit dhe rrjetëzimit me përfaqësues të Zyrave për Barazi Gjinore dhe Zhvillim Ekonomik dhe Turizëm në komunat e Mitrovicës, Vushtrrisë, Drenasit dhe Skenderajt. Ngjarja u mundësoi pjesëmarrësve të shprehin çështjet e tyre dhe të mësojnë më shumë rreth mbështetjes së ofruar nga qeverisja vendore për sipërmarrjen e grave, si dhe të identifikojnë rekomandimet për përmirësimin e mjedisit të biznesit për NMVM-të në pronësi të grave.
Gjatë takimit u prezantua edhe Platforma Gjithëpërfshirëse për Ndërmarrësinë e Grave, si dhe përfitimet e saja, duke synuar inkurajimin e anëtarëve të rinj nga të gjitha rajonet.