Dhoma Ekonomike e Grave të Kosovës-G7 nënshkrojë Marrëveshje Bashkëpunimi me Odën e Ndërmjetësuesve të Kosovës

Dhoma Ekonomike e Grave të Kosovës-G7 nënshkrojë Marrëveshje Bashkëpunimi me Odën e Ndërmjetësuesve të Kosovës

G7 Kosova
May 31, 2024

Dhoma Ekonomike e Grave të Kosovës-G7 ka nënshkruar Marrëveshje Bashkëpunimi me Oden e Ndërmjetësuesve të Kosovës, me qellim të përmirësimit të zgjidhjes së kontesteve në sektorin privat dhe organizimin e aktiviteteve në interes të përbashkët për bizneset e drejtuara apo në pronësi të grave dhe ndërmjetësuesve.

Marrëveshja synon të promovojë dhe ndërgjegjësojë bizneset e grave për ndërmjetësimin, të organizojë trajnime lidhur me ndërmjetësimin komercial, të bashkërendojë aktivitete avokuese në proceset e ligjbërjes dhe politikëbërjes, të nxisë përdorimin e shërbimeve të ndërmjetësimit komercial nga bizneset, të adresojë rekomandimet për avancimin e ofrimit të shërbimeve të ndërmjetësimit, si dhe të shkëmbejë njohuri dhe praktika më të mira përmes tryezave të rrumbullakëta, seminareve dhe takimeve.

Marrëveshja reflekton angazhimin e përbashkët të G7 dhe ONDK 7 për të fuqizuar bizneset e drejtuara nga gratë dhe për të përmirësuar mekanizmat e zgjidhjes së kontesteve në Kosovë.

Kjo marrëveshje u realizua në saje të mbështetjes së Programit të USAID për Drejtësi Komerciale.

USAID Kosovo

https://ndermjetesimi.com