Punëtoria “Përdorimi dhe Përfitimet e Sistemit të Menaxhimit të Përmbarimit (EMS)”

Punëtoria “Përdorimi dhe Përfitimet e Sistemit të Menaxhimit të Përmbarimit (EMS)”

G7 Kosova
May 31, 2024

Dhoma Ekonomike e Grave të Kosovës-G7 në bashkëpunim me Odën e Përmbaruesve Privatë, nën mbështetje te Programit të USAID-it Drejtësia Komerciale, organizuan Punëtorinë “Përdorimi dhe Përfitimet e Sistemit të Menaxhimit të Përmbarimit (EMS)”.

Në këtë punëtori mori pjesë z. Vigan Qorrolli, Zëvendës Minister i Drejtësisë, z. Qemajl Marmullakaj, Zëvendës Drejtor, Programi i USAID-Drejtësia Komerciale si dhe gra ndërmarrëse.

Sistemi i Menaxhimit të Përmbarimit (EMS) është një platformë digjitale e menaxhimit të lëndëve përmbarimore, e cila ka për qëllim të rris transparencën, efikasitetin, mireadministrimin, modernizimin e mënyrës së menaxhimit të rasteve përmbarimore, dhe të sigurojë qasjen e bizneseve në rastet e tyre.

Punëtoria kishte për synim të njoftojë bizneset e grave rreth këtij zhvillmi të fundit në kuadër të sistemit përmbarimor në Kosovë, si dhe të nxjerrë në pah ndikimin dhe benefitet që ky sistem ka për palët, dhe në veçanti për komunitetin e biznesit.

Punëtoria do jetë e organizuar me prezantime dhe diskutime të hapura, të cilat synojnë të përmirësojnë qasjen e bizneseve të grave në drejtësinë komerciale.

USAID Kosovo

Ministria e Drejtësisë

Oda e Përmbaruesve Privat të Kosovës