Takim Rrjetizues për Gratë Ndërmarrëse të Rajonit te Prizrenit

Takim Rrjetizues për Gratë Ndërmarrëse të Rajonit te Prizrenit

G7 Kosova
June 20, 2024

Dhoma Ekonomike e Grave të Kosovës-G7 organizoi “Takim Rrjetizues për Gratë Ndërmarrëse të Rajonit te Prizrenit” ne Galeria Shopping Mall ne Prizren.

Ngjarja u organizua në bashkëpunim me ESNAF Prizren dhe nen mbështetjen e Embassy of the Netherlands in Kosovo.

Në panelin e diskutimit, znj. Antigona Bytyqi, Kryesuese e Kuvendit të Komunës së Prizreni, shpalosi programet e Komuna e Prizrenit në përkrahje të grave ndërmarrëse.

z. Ivan Ilijev, zyrtar për zhvillim rajonal ekonomik dhe tregtar, nga Embassy of the Netherlands in Kosovo shprehu gatishmërinë e tyre për të mbështetur gratë sipërmarrëse në eksport në Holandë dhe gjetjen e partnerëve përmes platformës online të qeverisë Holandeze.

Panelistët e tjera: znj. Monika Margilaj nga kompania LELY Sh.p.kk , znj. Diba Celina nga kompania Diba Celina, znj. Sehare Muqaj Nevzati, treguan rrugëtimin e suksesit të tyre në zhvillimin e biznesit te tyre.

Gjatë takimit u nxitën diskutime të hollësishme mbi sipërmarrjen e grave, trajtimin e sfidave, eksplorimin e mundësive dhe ndarjen e praktikave më të mira. Takime frymëzuese B2B që synojnë lidhjen dhe fuqizimin e grave afariste në Prizren dhe më gjerë.

Falemnderit 𝒬𝑒𝓆𝒶’𝓈 𝒦𝒾𝓉𝒸𝒽𝑒𝓃 per #catringservice

Embassy of the Netherlands in Kosovo

Komuna e Prizrenit

Komuna e Suharekës

ESNAF Prizren