Diaspora Shqiptare për Zhvillimin e Qëndrueshëm

Diaspora Shqiptare për Zhvillimin e Qëndrueshëm

G7 Kosova
December 2, 2023

Dhoma Ekonomike e Grave te Kosoves – G7 mori pjesë në Panelin “Diaspora Shqiptare për Zhvillimin e Qëndrueshëm”, organizuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, në bashkëpunim me Ministrinë e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, në kuadër të Samiti i Diasporës edicioni i tretë.

Forumi u hap nga Ministri i Financave dhe Ekonomisë z.Ervin Mete dhe Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes dhe Klimës së Biznesit, znj.Delina Ibrahimaj.

Samiti i Diasporës, është forumi më i madh i kthyer tashmë në traditë, gjatë së cilës prezantohen ide edhe politikat shtetërore për të nxitur përfshirjen e shqiptarëve që jetojnë jashtë kufijve në zhvillimet e brendshme të vendit.

Forumi ofron mundësi shumë të mira për të thelluar më tej komunikimin dhe bashkëpunimin me qëllim përfshirjen sa më të gjerë të Diasporës në zhvillimin ekonomik si dhe në ndërlidhjen e tregjeve të rajonit me tregjet e Bashkimit Europian. Po ashtu ofron mundësi të mirë për përfshirjen e energjive, kapaciteteve njerëzore dhe financiare, por edhe të njohurive të Diasporës shqiptare në këtë drejtim.