Konferenca Rajonale: “Fuqizimi i grave ndërmarrëse: Ndërtimi i urave, thyerja e barrierave”

Konferenca Rajonale: “Fuqizimi i grave ndërmarrëse: Ndërtimi i urave, thyerja e barrierave”

G7 Kosova
November 18, 2023

Dhoma Ekonomike e Grave të Kosovës-G7 në partneritet me USAID Kosovo, Embassy of the Netherlands in Kosovo, TEB ShA organizojë Konferencën Rajonale dhe Takime B2B me temën ‘Fuqizimi i grave ndërmarrëse: Ndërtimi i urave, thyerja e barrierave” për të promovuar dhe nxitur bashkëpunimin ekonomik rajonal, tregtinë, inovacionin dhe konkurrueshmërinë në mes të grave ndërmarrëse të rajonit.

Kjo ngjarje ofroj mundësi rrjetëzimi, informimi, shkëmbimi të njohurive dhe përvojave, mundësi të zgjerimit të bashkëpunimeve të reja duke nxitur një ekosistem mbështetës për gratë në biznes. Përmes një ambient dinamik dhe frymëzues bashkoj 200 gra ndërmarrëse, pronare dhe drejuese të bizneseve të sukseshme nga vendi, rajoni dhe diaspora.

Kjo ngjarje u organizua në bashkëpunim me organizatat e rajonit:

Dhoma Ekonomike e Gruas

Association of Business Women – Macedonia

Asocijacija poslovnih zena Crne Gore/Business Women Association Montenegro

Dhoma e Biznesit të Diasporës Shqiptare.

Ngjarja u perkrahë nga ProCredit Bank Kosova, Banka Ekonomike, Albi Mall.